LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Nunez do të shënonte shumë nëse do të luante te Man City, ai nuk duhet ta krahasojë vetën me Haaland, pasi do t’i bëjë keq

Klopp: Nunez do të shënonte shumë nëse do të luante te Man City, ai nuk duhet ta krahasojë vetën me Haaland, pasi do t’i bëjë keq

Liverpooli pret Manchester Cityn në derbin e madh të xhiros së 11-të të Ligës Premier të dielën në orën 17:30 në ‘Anfield Road’.

Skuadra e Klopp është në pozitën e 11-ta në renditje, me 13 pikë prapa Man Cityt, dhe The Reds pak a shumë janë larguar nga gara për titull tashmë.


Sulmuesit e Liverpoolit nuk janë në formë të mirë këtë sezon, pasi largimi i Sadio Mane në Bayern Munich la një vrimë të madhe në sulmin e tyre, ndërsa Darwin Nunezit i duhet ende kohë që të përshtatet.

Megjithatë, uruguaiani, për të cilin Klopp pagoi 80 milionë euro, shënoi vetëm katër gola dhe ende nuk është përshtatur plotësisht, ndryshe nga Erling Haaland, i cili po thyen rekorde te Man City.

“Unë do ta them në këtë mënyrë – nëse Darwini do të luante në Man City këtë sezon, ai do të shënonte shumë më shumë gola sesa ka deri më tani. Ne duhet të përmirësojmë lojën tonë dhe t’i lejojmë atij të ketë shumë më tepër raste”.

“Shpresoj që ai të mos e krahasojë veten me Haaland në kokën e tij sepse nuk ka kuptim. Një gjendje e tillë shpirtërore vetëm mund ta dëmtojë atë dhe ai duhet të fokusohet në lojën e tij. Ne duhet të shikojmë vetëm veten dhe të mendojmë se si për të përmirësuar”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori