LAJMI I FUNDIT:

Klopp mendon se katër fitore do t’ua sigurojnë Liverpoolit kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Klopp mendon se katër fitore do t’ua sigurojnë Liverpoolit kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Trajneri Jurgen Klopp beson se fitimi i katër ndeshjeve të tyre të fundit në Ligën Premier do të jetë i mjaftueshëm për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për Liverpoolin.

Reds janë kthyer në garën për kapjen e një vendin në top katërshe pas një nisje të tmerrshme të fillim vitit.


Barazimet me Leeds dhe Newcastle në dy javët e fundit i kthyen Reds, por ata mundën Southampton 2-0 të shtunën për të ringjallur shpresat e tyre.

Liverpooli fiton me rezultat komod ndaj Southamponit
Lexo po ashtu Liverpooli fiton me rezultat komod ndaj Southamponit

Liverpooli është gjashtë pikë prapa Leicester Cityt në të katërtin, megjithëse me një lojë më shumë, dhe Klopp ndjen se fitoret ndaj Manchester United, West Brom, Burnley dhe Crystal Palace do të rezultojnë mjaft të mira.

“Po. Nëse e bëjmë këtë, mendoj se do të jetë e mjaftueshme. Por kjo është e madhe”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sport, kur u pyet nëse ai mendonte se katër fitore do t’i siguronin një vend në katër të parët.

“Ne luajmë të enjten me Manchester United. Unë e di që ata luajnë të martën dhe të enjten dhe kanë një orar të ngjeshur, por ata kanë një skuadër që mund të bëjnë ndryshime”.

“Nuk është mirë që ata të luajnë tre ndeshje në javë, është çmenduri. Dhe të gjitha ndeshjet e tjera që do të shohim”.

Alcantara: Liverpooli ka nevojë për një mrekulli të vogël për të kapur një vend në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Alcantara: Liverpooli ka nevojë për një mrekulli të vogël për të kapur një vend në Ligën e Kampionëve

“Nëse West Brom ende po lufton, Burnley ndoshta. Të gjitha skuadrat kanë objektiva dhe nëse nuk i kanë më pasi i kanë arritur, ata mund të luajnë me lirinë dhe kjo nuk është mirë gjithashtu”.

“Ne do të kemi presion për sa kohë që të fitojmë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori