LAJMI I FUNDIT:

Alcantara: Liverpooli ka nevojë për një mrekulli të vogël për të kapur një vend në Ligën e Kampionëve

Alcantara: Liverpooli ka nevojë për një mrekulli të vogël për të kapur një vend në Ligën e Kampionëve

Thiago Alcantara mendon se Liverpooli kërkon një “mrekulli të vogël” për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Pas barazimeve me Leeds United dhe Newcastle, Liverpooli ringjalli shpresat e tyre me një fitore 2-0 ndaj Southampton të shtunën mbrëma.


Reds kërkojnë nga skuadrat e tjera, si Leicester City dhe West Ham të rrëshqasin në ndeshjet e fundit dhe këta ta rrëmbejnë një vend në katërshe.

Liverpooli fiton me rezultat komod ndaj Southamponit
Lexo po ashtu Liverpooli fiton me rezultat komod ndaj Southamponit

Menaxheri i Liverpooli, Jurgen Klopp mendon se fitoret në katër ndeshjet e tyre të fundit do të jenë të mjaftueshme , por Thiago nuk është aq i sigurt.

“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund me këtë shans të vogël. Është një ndjenjë e mahnitshme të shënosh por gjëja më e rëndësishme janë tre pikët”, ka thënë fillimisht Alcantara për Sky Sports.

“Ne vazhdojmë të luftojmë për një mrekulli të vogël. Mendoj se kemi pasur shanse në të kaluarën që nuk shkonin gjithmonë për ne, por dritarja është e hapur kështu që ne përpiqemi të kalojmë përmes dritares”, përfundoi spanjolli.

Reds tani kanë 57 pikë nga 34 ndeshje, gjashtë më pak se Leicester City që ka luajtur një lojë më shumë. West Ham është në mes të dyve me 58 pikë nga 34 ndeshje, ndërsa Chelsea është në 64 pikë nga 35 ndeshje.

Liverpooli përballet me tri udhëtime nga katër ndeshjet e tyre të fundit, para se të përfundojë sezonin në shtëpi me Crystal Palace, me tifozët e pranishëm në Anfield.

Reds udhëtojnë në Manchester United të enjten, përballen me West Brom më 16 maj, Burnley më 19 maj dhe Crystal Palace më 23 maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori