LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli fiton me rezultat komod ndaj Southamponit

Liverpooli fiton me rezultat komod ndaj Southamponit

Liverpooli e ka mposhtur Southamptonin në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier me rezultat 2-0.

The Reds kaluan në epërsi pas vetëm gjysmë ore lojë me anë të Sadio Manes, që pranoi një asistim të bukur nga Mohamed Salah.


Edhe 45 minutat e dytë ishin në favor të Liverpoolit, mirëpo nuk ia dolën të konkretizonin më raste.

Por, The Saint kishin shanset e tyre dhe më i miri u erdhi në minutën e 71-të, kur Ibrahima Diallo gjuajti nga distanca, por ALisson Becker bëri pritje fantastike.

Në minutën e 81-të, senegalezi shënoi edhe të dytin për Liverpoolin, mirëpo ajo u anulua për pozitë jashtë loje.

Liverpooli arriti ta siguronte një fitore komode në minutën e 90-të, pasi Thiago Alcantara pranoi një asistim nga Roberto Firmino, për të shënuar për 2-0..

Pas javës së 35-të, Liverpooli gjendet gjashtë me 57 pikë, gjashtë më pak se vendi i katërt, Leicesteri. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore