Arsenali shumë pranë transferimit të madh brenda Ligës Premier

Mbrojtësi anglez, Ezri Konsa ka informuar Aston Villan se dëshiron largimin, ndërsa negociatat me Arsenalin raportohet se janë në rrugën e duhur për një transferim gjatë ditëve të ardhshme.
Arsenali është shumë pranë transferimit të Ezri Konsas nga Aston Villa. Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja konsiderohet tashmë “99% e përfunduar”, pasi vetë mbrojtësi i ka bërë të ditur klubit se dëshiron të largohet.
Negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në fazën finale dhe pritshmëritë janë që marrëveshja të mbyllet për një shumë prej rreth 70 deri në 75 milionë euro, pasi Konsa është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për Mikel Artetën, sidomos pas problemeve me dëmtimet në repartin mbrojtës.
🚨 Arsenal’s move for Ezri Konsa is now “99% done” after the defender informed Aston Villa he wants to leave. 🏴
Negotiations are in the final stages, with a deal expected to be agreed for around £60M-£65M.
(Source: Football Insider) pic.twitter.com/nNpKtNGSli
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 15, 2026
Arsenali kishte tentuar fillimisht të arrinte marrëveshje me një ofertë dukshëm më të ulët, por Aston Villa qëndroi e palëkundur në vlerësimin e saj. Tani, me dëshirën e lojtarit për të bërë hapin drejt ‘Emirates’, negociatat kanë marrë një tjetër drejtim.
Transferimi i Konsas do t’i jepte Artetës një tjetër opsion të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes. Aktualisht, mungesat e William Salibas dhe Jurrien Timber kanë krijuar nevojë për më shumë thellësi në këtë repart.

Ndryshe, Konsa pritet t’i bashkohet një grupi të ri transferimesh që e kanë përforcuar Arsenalin gjatë kësaj vere.
Kampionët e Ligës Premier kanë afruar Bruno Guimaraes nga Newcastle United për rreth 90 milionë euro, në një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit kalimtar të verës, ndërsa në skuadër janë afruar edhe portieri Illan Meslier nga Leeds United dhe sulmuesi grek Christos Tzolis nga Club Brugge. /Telegrafi/















































