LAJMI I FUNDIT:

Klopp mbajti një fjalim frymëzues para ndeshjes me Barcelonën: Kemi Anfieldin mbrapa, besoni djema se mund t’ia arrijmë

Klopp mbajti një fjalim frymëzues para ndeshjes me Barcelonën: Kemi Anfieldin mbrapa, besoni djema se mund t’ia arrijmë
Foto: sportbible.com

Jurgen Klopp ka mbajtur një fjalim frymëzues dhe emocionues njëkohësisht përpara ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Barcelonës.  

Liverpooli ka arritur ta bëjë një nga rikthimet më të çmendura në botën e futbollit, pasi nga humbja 3-0 në Camp Nou në ndeshjen e parë, arriti të fitojë 4-0 në Anfield dhe të kalojë në finale.


Megjithatë, ky rikthim i klubit anglez si duket ka qenë i gjithi i frymëzuar nga trajneri Klopp.

Liverpooli klub i rikthimeve të mëdha në Evropë – nga Auxerre në Stamboll, kur e pamundura u bë e mundur nga ‘The Reds’
Lexo po ashtu Liverpooli klub i rikthimeve të mëdha në Evropë – nga Auxerre në Stamboll, kur e pamundura u bë e mundur nga ‘The Reds’

Është mbrojtësi Dejan Lovren, i cili ka zbuluar se trajneri gjerman mbajti një fjalim mahnitës para ndeshjes kthyese me Barcelonën.

Klopp dhe festa e tij pas fitores (Foto: sportbible.com)

“Para ndeshjes ai bëri një fjalim të mahnitshëm”, ka thënë fillimisht Lovren.

“Ishte diçka e shkëlqyer dhe mendoj se ai na ngriti shumë lartë. Ai na tha vetëm ‘Besoni! Vendoseni në mendjen tuaj se mund t’ia dalim’. Ishte diçka që nuk e kishim dëgjuar kurrë më parë”.

Klopp: Kur e sheh Milnerin duke qarë nga gëzimi, e kupton rëndësinë e këtij suksesi
Lexo po ashtu Klopp: Kur e sheh Milnerin duke qarë nga gëzimi, e kupton rëndësinë e këtij suksesi

“Djema, besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15 ose 20 minutat e para, duhet të besojmë në minutën e 65-të, 66-të, 67-të që mund të shënojmë dhe pastaj me Anfield pas nesh, besoni djema, ne mund t’ia dalim”.

“Ne e bëmë atë një herë kundër Dortmundit, ne mund ta bëjmë atë sonte. Vetëm tregoni guxim (duke iu referuar gjenitaleve) sonte, ‘Dhe ne ia dolëm!”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori