LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli klub i rikthimeve të mëdha në Evropë – nga Auxerre në Stamboll, kur e pamundura u bë e mundur nga ‘The Reds’

Liverpooli klub i rikthimeve të mëdha në Evropë – nga Auxerre në Stamboll, kur e pamundura u bë e mundur nga ‘The Reds’

“Ishte mbrëmja më e madhe ndonjëherë në Anfield”, kishte thënë Jamie Carragher, kur Liverpooli mposhti Barcelonën.  

Një ndeshje legjendare: e pamundura që bëhet realitet, sepse në atë stadium, dhe para atyre tifozëve, çdo gjë mund të ndodhë.


Edhe pa Mo Salah dhe Roberto Firminom, madje edhe kundër Messit i cili ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë.

Kundër të gjitha këtyre, me meritë të plotë, shkojnë në finalen në Madrid.

Dhe kush tjetër përveç Liverpoolit, tashmë i aftë dhe i njohur për rikthime të jashtëzakonshme në historinë e tyre evropiane?

1991: Anfield

Kapitulli i parë i rikthimit të Reds daton që nga shekulli i kaluar, kur Liverpooli dominonte futbollin anglez dhe jo vetëm.

Në vitet 1991-92, The Reds, me trajner Graeme Souness, përballen me francezët e Auxerre në raundin e gjashtëmbëdhjetë të Kupës UEFA.

Në ndeshjen e par munden 2-0; por ndodh një kthim në Anfield.

Më 6 nëntor, këtu është mrekullia dhe Liverpooli fiton 3-0.

Në atë ndeshje shënojnë Jan Mölby, Mike Marsh dhe Mark Ëalters për të përfunduar rikthimin .

Të Reds, atë vit eliminohen nga Genoa.

2004: Para Stambollit 

Sezoni është ai i finales sensacionale të fituar kundër Milanit, por të mos ndodhte një rikthim tjetër, në Anfield, ajo finale nuk do të zhvillohej.

Më 8 dhjetor, djemtë e Benitez, prisnin Olympiacosin, ndeshja e fundit e grupit: 10 pikë kishin grekët dhe 7 kishin Liverpooli, ku vetëm fitorja mund t’i dërgojë tutje.

Në minutën e 27-të golin e parë e shënoi Rivaldo, gjë që i detyronte anglezët të fitonin me një diferencë prej dy golash.

Florent Sinama-Pongolle, Neil Mellor dhe Steven Gerrard kanë shënuar golat për të fituar 3-1.

2005: Ferri i kuqezinjve

Udhëtimi i Reds  do të  vazhdojë atë vit kundër Bayer Leverkusen, Juves dhe Chelseat.

Përfundimi ishte në Stamboll më 25 maj 2005.

Gjithçka duket e sigurt dhe një triumf i Milanit ishte afër. Maldini shënon pas një minute. Pas tij shënon Hernan Crespo dy herë.

Pastaj ndodh e pabesueshmja: padyshim një nga rezultatet më sensacionale në historinë e futbollit. 54 ‘, 65’ dhe 60 ‘. Gerrard, Smicer dhe Alonso.

Në gjashtë minuta të “çmendur” shënohen tre gola ndaj një Milan të madh.

Dudek bën një mrekulli ndaj Shevchenkos disa sekonda pas golit të tretë të Liverpoolit.

Me penallti Liverpooli e fitoi titullin,

2016: Kthimi i parë në Klopp

Jurgen Klopp në vitin 2016 kishte bërë një tjetër rikthim të madhe me Liverpoolin dhe atë kundër ish skuadrës së tij Borussia Dortmund.

Natyrisht, në Ligën e Evropës, jo në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë, në Gjermani, ndeshja përfundon 1-1.

Në Anfield, ata pranuan shumë shpejtë dy gola me Mkhitaryan dhe Aubameyang. Origi e zbut epërsinë në 1-2, por pjesa e parë mbyllet 1-3, pas golit  të Reus.

Më pas  çfarë ndodh? As edhe në ëndërr nuk mund ta besosh, por në Anfield, gjithçka mund të ndodh.

Coutinho, Sakho dhe Lovren (në minutën 91), arrijnë të shënojnë dhe ndeshja mbyllet 4-3 të çmendur.

Liverpooli në finale mposhtet nga Sevilla.

I fundit, po dihet. Ende është i freskët, pasi ndodhi të martën, kur një klub si Barcelona humbi 4-0, me gjeniun e saj në fushë.

Liverpool . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Mrekullitë rrallë ndodhin, por në futboll, sidomos për Liverpoolin, kanë filluar të shpeshtohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori