Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka komentuar lojën fantastike të skuadrës së tij në ndeshjen kundër Barcelonës, me ç’rast u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.

“E gjithë ndeshja ishte fantastike. Ishte e jashtëzakonshme. Luajtëm ndoshta ndaj ekipit më të mirë në botë. Është vështirë të fitosh, por të fitosh pa pranuar gol, nuk e di si ia dolën. Është e pabesueshme”.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“E pashë James Milnerin duke qarë në fushë pas ndeshjes. Kjo do të thotë shumë për ne. Është faza më e mirë e futbollit. Janë shumë gjëra të rëndësishme në botë. Por, të krijosh këtë atmosferë emocionuese bashkë, është shumë e veçantë. E gjitha shkon për lojtarët”.

Këso çmendurie dhe emocione mund të dhurojë vetëm Liverpooli - ‘shkatërron’ Barcelonën dhe kalon në finale Këso çmendurie dhe emocione mund të dhurojë vetëm Liverpooli - ‘shkatërron’ Barcelonën dhe kalon në finale

“Përzierja e potencialit dhe zemrës së madhe është një kombinim që nuk e kam parë më parë. Duhet të keni vetëbesim për ndeshje të këtilla. Divock (Origi) dhe Shaq (Xherdan Shaqiri) nuk kanë luajtur shumë (gjatë sezonit). Performanca që bënë në këtë ndeshje ishte shumë e rëndësishme. Kjo tregon se çfarë është e mundur në futboll. Është gjë e bukur. Është gjë shumë e bukur”.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Duhej të ishim seriozë. Por duhej të kishim edhe arrogancë. Ishte e domosdoshme. Barcelona i mbron mirë gjërat e parashikueshme. Por, duhet të jesh i paparashikueshëm në momente të caktuara. E pashë topin duke fluturuar në gol, nuk e pashë goditjen nga këndi. Nuk e pash kush e ekzekutoi goditjen nga këndi. Ben Woodburn tha: Çfarë ndodhi”, ishin fjalët e Klopp për BT Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/