Kjo është letra që UEFA i dërgoi FFK-së - ja çka shkruan në të

FFK sot ka treguar se takimi me UEFA-n ka ndodhur dhe se ka publikuar edhe një e-mail. UEFA ka kërkuar nga FFK-ja një listë të të gjitha shteteve të OKB’s që e kanë njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës.
UEFA po ashtu ka kërkuar nga Kosova që emërtimet e vendeve të bëhen njëjtë si në listën zyrtare të shteteve të OKB-së.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të FFK-s.
“Ishte kënaqësi e madhe që ju prita të martën në selinë e UEFA-s në Nyon, ku diskutuam më shumë rreth listës zyrtare të shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur”.
“Sa i përket kësaj çështjeje dhe për hirë të renditjes sa më të mirë, ne do të ishim falënderues nëse ju do të bëni disa ndryshime, siç u pajtuam në takimin tonë:
(i) ta ndryshoni listën duke përdorë emërtimet e njëjta të vendeve si në listën zyrtare të shteteve të OKB-së. Të shkruhet “The former Yugoslav Republic of Macedonia” (në vend të “Macedonia”), “United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland” (në vend të “United Kingdom”), “Unitet States of America” (në vend të “Unitet States”). /Telegrafi/






















































