LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian e gatshme të divorcohet nga Kanye West

Kim Kardashian e gatshme të divorcohet nga Kanye West
Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Kim Kardashian është e gatshme që të divorcohet nga reperi amerikan, Kanye West.

Çifti i njohur thuhet se është duke kaluar në probleme të shumta muajve të fundit, përfshirë edhe sjelljet e çuditshme të reperit, shkruan Mirror.


Në kampanjën e tij të mbajtur në South Carolina, Kanye ka treguar një histori tejet personale, ku tregonte se si kishin dashur të abortonin vajzën, që tashmë është tetë vjeçare.

(Foto: Lars Niki/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards/Guliver)

Pas kësaj, Kim ishte munduar të shpëtonte martesën, ndërsa edhe kishte organizuar pushime të ndryshme me familjen.

Një burim për Page Six ka treguar se martesës së tyre i ka ardhur fundi, pasi kupa deri tash është mbushur.

(Foto: Mirror)

“Planit për divorc i ka ardhur koha, ajo ka qenë duke pritur për episodin e tij të fundit”, raporton Page Six.

Të martuar që nga viti 2012, çifti ndajnë së bashku katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kanye thuhet se është duke vuajtur nga çrregullimi bipolar, pasi edhe në një postim të fundit në rrjetin social Twitter ka ‘shokuar’ fansat.

Ai i dërgonte mesazh vajzës së tij, teksa e njoftonte se është duke shkuar në luftë dhe mund të vritet, postim ky të cilin më pas e ka fshirë.

Por, kjo nuk është hera e parë që reperi ka bërë veprime të tilla, pasi më parë e akuzonte Kim për tradhti me reperin Meek Mill. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori