LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhuron 20 për qind të fitimeve nga shitjet e markës së saj për të prekurit nga coronavirusi

Kim Kardashian (Foto: Mike Cohen/Getty Images/Guliver)

Ndërsa coronavirusi vazhdon të përhapet në mbarë botën, të famshmit po gjejnë mënyra të reja për të dhuruar një dorë ndihmë, qoftë duke dhuruar fonde në spitale, duke ushqyer familjet nskamnore ose thjesht duke ndihmuar në rritjen e vetëbesimit të fansave gjatë këtyre ditëve të errëta.

Më e fundit që i është bashkuar ndihmave është super ylli Kim Kardashian, me markën e saj “SKIMS”, e cila ka vendosur që shitjet e të hënës së datës 23 mars, 20 për qind të atyre të fitimeve të shkojnë në programin COVID-19 të Reagimit Emergjent të Organizatës Baby2Baby për të siguruar esencat themelore për fëmijët dhe familjet e prekura nga shpërthimi i pandemisë.


Sipas një njoftimi për shtyp: “Gjatë pesë ditëve të fundit, Baby2Baby ka shpërndarë mbi 1.3 milion artikuj, përfshirë pelena, peceta higjenike, veshje, batanije dhe shumë gjëra të tjera”, shkruan Page Six.

Kim Kardashian (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Me çmim që variojnë nga 18 deri në 56 dollarë, Koleksioni i Pambukut i Kim Kardashianit do të jetë i disponueshëm duke përfshirë produktet si: mbathje, reçipeta, të brendshme etj. Fansat mund të bashkohen me listën e pritjes tani në faqen e internetit të markës “SKIMS” për të marrë qasje të hershme në dyqan.

Ndërkohë, vet Kardashian, si shumë të tjerë, po merr masa paraprake shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit duke qëndruar në shtëpi.

Kim Kardashian (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Më mungojnë motrat e mia, por ne të gjithë jemi distancues social dhe po qëndrojmë larg njëri-tjetrit të gjithë veç e veç të karantinuar”, tha 39-vjeçarja në një video të publikuar në Instagram të mërkurën.

“Është e vështirë, por ne duhet ta bëjmë këtë për sigurinë tonë dhe për të gjithë të tjerët. Ju lutem mos e injoroni ashpërsinë e paralajmërimeve për të qëndruar brenda për të ndaluar përhapjen e këtij virusi. Të gjithë do ta kapërcejmë këtë”, shtoi Kardashian. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)