LAJMI I FUNDIT:

Kida prezanton kopertinën e veçantë të albumit të ri

Kida prezanton kopertinën e veçantë të albumit të ri
Foto: Screenshot/Instagram

Artistja e njohur e estradës shqiptare, Kida, ka nisur punën prej kohësh për një album të ri.

Këngëtarja, që filloi karrierën në një moshë shumë të re, po vjen për herë të parë me një album.

Ajo së fundmi ka prezantuar edhe kopertinën e këtij projekti madhështor, në të cilën shfaqet provokuese dhe me shumë stil e veshur në të bardha.

View this post on Instagram

A post shared by KIDA (@kida)

“Pas një viti punë dhe përpjekjesh, jam krenare t’iu prezantoj kopertinën e albumit tim të parë”, kanë qenë fjalët e Orhidea Latifit (emri i vërtetë i Kidës).

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të shumta, fansat e miqtë e së cilës i kanë ofruar mbështetje të madhe.

View this post on Instagram

A post shared by KIDA (@kida)

Megjithatë, Kida deri më tani nuk ka zbuluar akoma titujt e këngëve që do të sjellë apo edhe bashkëpunimet.

Mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë ka përgatitur kaq kohë të gjatë për fansat e publikun. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by KIDA (@kida)