Muzika, dielli e freskia, i përcollën mysafirët që ishin edhe nga diaspora, përcjell zeri.info.

Në 65 vjetorin e këtij aktiviteti sportiv, sot garuan dhjetëra garues të dy kategorive kërcimi me këmbë si dhe kërcimi “dallëndyshe”.


Nga kjo garë, kampion në kërcimin “dallëndyshe”, u shpall Florim Gashi i cili u shpërblye me 500 euro nga organizatori, kurse për stilin në këmbë vendi i parë u nda ndërmjet Arlind Shalës dhe David Tuqit.

Fitues në stilin këmbë u shpallën: Arlind Shala, David Tuqi e ndanë vendin e parë kurse vendi tjetër iu dha Alfred Preqit.

Fitues në stilin dallëndyshe u shpallën: Florim Gashi (vendi i parë), Nasip Krasniqi (vendi i dytë) dhe Sali Riza (vendi i tretë).

Sponsor i rëndësishëm i kësaj ngjarjeje shumë atraktive është edhe kompania e njohur “Eurokoha”, kurse sponsor medial është edhe gazeta “Zëri” dhe zeri.info.

“Zëri”, ju sjell fotografitë nga kjo garë tradicionale e cila së shpejti pritet të shndërrohet edhe në garë ndërkombëtare.  

ura1(1)

ura2(3)

ura3(2)

telegrafi sport app