Modelja e famshme botërore, Gigi Hadid, në prill njoftoi se po bëhet nënë për herë të parë.

Ajo është në muajt e parë të shtatzënisë dhe po e ruan me shumë fanatizëm këtë pjesë, teksa po merr vëmendje të madhe për këtë periudhë të rëndësishme në jetën e saj.


Megjithatë, ‘British Vogue’ së fundmi ka bërë një lajm lidhur me gjendjen e tanishme të supermodeles, bazuar në një përgjigje të Gigit për një ndjekës në rrjetet sociale.

30429884 8492919 Not what happened Disguise she wrote I said in a baggy jumpsuit  a 62 1594004712158 Gigi Hadid (Foto: Instagram)

Sipas artikullit të tyre, kjo e fundit ka mohuar se i duket barku dhe në shkrim theksohet: “Gigi Hadid fsheh barkun e rrumbullakosur”.

Biondja ka reaguar nëpërmjet një postimi të ndarë në Twitter, duke treguar me fakte se ‘British Vogue’ i kishte keqinterpretuar fjalët e saj.

“Fsheh…”, nis postimi i Hadid. “Unë u përgjigja [për ndjekësin] se nga përpara nuk duket për shkak të veshjes së gjerë që kisha veshur”.

30288466 8481141 image m 3 1593640485099 Gigi Hadid (Foto: Instagram)

“Nuk po mundohem të fsheh asgjë. Do jem krenare dhe e lumtur të ndajë ndryshimet e trupit gjatë shtatzënisë kur të më duket e arsyeshme. Faleminderit”, ka sqaruar më tej 25-vjeçarja.

E njëjta gjithashtu ka shtuar: “Për momentin po shijoj çdo moment pranë familjes dhe njerëzve të zemrës”. /Telegrafi/

30287938 8492919 Under wraps Hadid first became aware of her pregnancy in late Fe a 66 1594004712368 Gigi Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)