LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja Poni dhe motrat Hoxha, të famshmet shqiptare që morën pjesë në dasmën mbretërore?

Këngëtarja Poni dhe motrat Hoxha, të famshmet shqiptare që morën pjesë në dasmën mbretërore?
Foto: Getty Images & Instagram

Mbrëmë (e shtunë) Princi Harry dhe Meghan Markle i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Dasma mbretërore e mbajtur në Kështjellën Wisdor, ka mirëpritur mijëra njerëz, të cilët kanë parë nga afër çiftin e sapomartuar.


Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Duket se prezent në oborrin gjigant të kështjellës kanë qenë edhe disa shqiptarë.

Dasma Mbretërore: Gjithçka rreth martesës glamuroze të Princit Harry dhe Meghan Markle të mbajtur në Kështjellën Wisdor
Lexo po ashtu Dasma Mbretërore: Gjithçka rreth martesës glamuroze të Princit Harry dhe Meghan Markle të mbajtur në Kështjellën Wisdor

Motrat e famshme blogere, Lori dhe Sara Hoxha, njëherësh trashëgimtaret e Top Medias, kanë publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar në kështjellën Wisdor.

” Meghan po të presim”, ka shkruar Lori në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se ajo dhe motra e saj kanë qenë pjesë e tribunës që kanë ndjekur nga afër dasmën e princit.

Meghan po të presim

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on May 19, 2018 at 2:50am PDT

Por, motrat Hoxha nuk janë të vetmet, pasi edhe këngëtarja e njohur labe, Poni, ka shkruar në Britaninë e Madhe gjithashtu.

Ajo ka publikuar një fotografi dhe video në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se sot ndodhet në Pallatin e Buckinghamit, së bashku me kolegun e saj, Shkumbin Ismaili.

Foto: Poni/Instagram

Nuk dihet nëse arsyeja e vizitës së tyre ka qenë dëshira për të parë kthimin e çiftit në Pallatin Mbretëror, por sido që të jetë, duket se në tribunën e dasmës mbretërore nuk kanë munguar edhe shqiptarët.

Përndryshe, dasma mbretërore është zhvilluar paradite në kishë gjatë betimit, dhe më pas në një ceremoni me 350 të ftuar specialë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori