eksperti-banner

Mbrëmë në aktivitetin e organizuar nga Universitetit i Stuttgart-it në Gjermani, rreth zhanrit të muzikës hip- hop dhe rokut, kanë përformuar disa këngëtarë dhe debatuar disa njohës të këtyre zhanreve.

Në mesin e tyre ka qenë edhe këngëtarja Donna Dafi, e cila përformoi me këngën e saj të fundit “Bajat”, ndërsa gjatë debatit tregoi si ka arritur muzikën dhe tekstet e këngëve të saj të i shkruaj vetë.


Donna Dafi tha se me gra e ka shumë më lehtë të bashkëpunojë për realizimin e një këngë të zhanrit hip-hop, dhe se ju bën thirrje atyre të shkruajnë tekste të tilla.

356993333 955824602300224 4102982289445745624 n

Po ashtu Donna Dafi, foli për biografinë e saj, duke e cituar se familja e saj përbehet nga tri nacionalitet, babai shqiptar, nëna nigeriane, ndërsa gjyshi gjerman.

Sipas saj, nacionaliteti, religjioni, vendi nga vjen në muzikë fare nuk kanë rendësi.

357484873 1458283608252550 5101122147652227740 n

Këngëtarja Donna Dafi, Fakultetin e Arkitekturës e ka përfunduar në Universitetin e Stuttgart, tani është duke i vazhduar studimet për master po në këtë drejtim. /Telegrafi/

357361441 734609425084651 1076004371255552755 n

357381065 1222872101745213 2460535591270146042 n