Artistët shqiptarë po e dëshmojnë talentin e tyre në fushën e artit edhe në arenën ndërkombëtare.

Pothuajse çdo ditë tregut të muzikës së huaj i shtohen emra me prejardhje shqiptare, e një i tillë është edhe Leonardo Kryeziu.


Leonardo pritet që të garoj në garën e talenteve në Gjermani “The Voice” i cili ka fituar të drejtë që të prezantohet në ‘Blind Audition” në mesin e 140 kandidatëve të tjerë.

200946346 417673785897878 6356677457132592782 n Foto: Leonardo Kryeziu/Instagram

Kandidatët të cilët prezantojnë performancën në këtë audicion, rëndom shoqërohen nga miqtë dhe familja e tyre.

Por, Leonardo i cili pritet të shkoj vetëm në ‘Blind Audition’ thotë se është i sigurt që do të ketë pas vetës të gjithë shqiptarët.

Këngëtari i ri tashmë numëron edhe disa projekte muzikore, i fundit është “Make It Right” që gjendjet në platformën e Spotify.

Kujtojmë që Leonardo është i lindur në Salzburg të Austrisë me prindër nga Kosova. /Telegrafi/