Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, ishin ndër të ftuarit VIP në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 pas kohës shtesë.

Çifti u pa duke dalë nga stadiumi MetLife në New Jersey të kapur për dore, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre plot elegancë dhe harmoni.


Këngëtarja shqiptaro-britanike, 30 vjeçe, zgjodhi një stil sportiv, por elegant, duke kombinuar një bluzë të bardhë, xhinse, taka me motive kafshësh dhe një kapele të Kupës së Botës, shkruan DailyMail.

Pamjen e kompletoi me një çantë Chanel. Ndërkohë, Callum Turner u shfaq me një veshje të thjeshtë në ngjyrë të zezë dhe xhinse të gjera.

Dalja e tyre vjen vetëm dy muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë me martesë civile në Londër, e ndjekur nga një festë luksoze disa ditore në Palermo të Italisë.

Gjatë finales, ata ndoqën edhe spektaklin e pjesës së parë, ku performuan emra të njohur të muzikës, përfshirë Madonnën dhe Justin Bieber, në një shfaqje që ngjalli diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Prania e Duas dhe Callumit në finalen e turneut konfirmoi edhe një herë statusin e tyre si një nga çiftet më të komentuara të momentit, ndërsa fotografitë e tyre duke u larguar të kapur për dore u përhapën me shpejtësi në mediat ndërkombëtare. /Telegrafi/