LAJMI I FUNDIT:

Këngët e reja që po shndërrohen në hite

Këngët e reja që po shndërrohen në hite
Tayna, Alban Skënderaj, Yll Limani, Majk (Foto: Instagram)

Pavarësisht se artistët kanë pasur një verë të ngarkuar me koncerte dhe projekte muzikore, shumica e tyre nuk kanë hequr dorë së prodhuari muzikë.

Ndërkohë që kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, shumë këngëtarë kanë publikuar projektet muzikore, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.


Edhe pse kanë vetëm pak javë që kanë dalë në treg, shumica e tyre ia kanë dalë të renditen mjaft mirë, madje duke zënë zonën e nxehtë të listës.

Nga një sondazh i kryer në rrjetet sociale të Top Awards lidhur se cili nga këngët e publikuara së fundmi do shndërrohet në hit, reagimet dhe komentet kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve.

Kënga që është votuar më shumë është prurja më e re e Tayna, “Doruntina”, një këngë në të cilën artistja ka ardhur ndryshe nga projektet e mëparshme muzikore. “Doruntina”, e cila ka tri javë në klasifikim, prej dy javësh kryeson listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Pavarësisht se qarkullojnë thashetheme se kjo këngë mund të jetë një histori e vërtetë duke qenë se teksti është shkruar nga ajo dhe mban titullin me emrin e saj të vërtetë, deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga ana e vetë këngëtares. Si gjithmonë muzika i është besuar Cricket ndërsa videoklipi mban vulën e Alban Selimaj.

Në vendin e dytë, si kënga që pritet të shndërrohet në një hit, është votuar bashkëpunimi i Majk dhe Yll Limanit, “Krejt ti fala”.

Ndërkohë që në javën e parë që është futur në listë kjo këngë pozicionohej në vendin e 34, ajo nga java në javë ka ardhur duke u ngjitur sa më në majë të listës, duke iu afruar treshes më të nxehtë të klasifikimit. Pavarësisht se ende nuk ka zënë vendin e parë, duket se fansat janë të vendosur ta mbajnë sa më në majë të listës.

“Lea” është një tjetër këngë që është votuar në sondazhin si kënga hit e këtij sezoni. Si në shumë projekte të tjera muzikore, Albani përçon mesazhe të rëndësishme me këngët e tij, kështu ka bërë edhe me prodhimin e fundit.

Kënga flet për Lean, një vajzë e cila për shkak të një dashurie të dështuar, ajo humbet vitin shkollor. E gjendur në mes të kësaj situate, Lea nuk gjen asnjë mbështetje nga miqtë apo familjarët e saj.

Protagonistja tregohet e vendosur të harrojë këtë histori dhe të kërcejë apo të këndojë për të harruar gjithçka duke vepruar sikur nuk kishte asnjë problem dhe se për atë djalë nuk vlen asnjë lot. Ajo është kthyer vetvetja, duke lënë pas atë histori të hidhur. Asaj nuk i intereson më aspak se çfarë flasin për të por dëshiron të jetojë jetën me rregullat e saj të reja. “Lea” vazhdon të jetë në pesëshen e këngëve më të votuara për këtë javë. /TopChannel/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori