Këndellet Drenica, bëhet me kryesi të re

Drenica ka arritur që të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku janë zgjedhur edhe kryesia e klubit me kryetar Daut Gecin.
Ka qenë vetë klubi që ka informuar opinionin publik, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.
“Në një takim me pjesëmarrje të përfaqësuesve të komunës së Skenderajt, donatorëve dhe sportdashësve, është zgjedhur kryesia e klubit prej 10 anëtarësh, si dhe janë zgjedhur edhe problemet financiare të cilat e kanë shoqëruar klubin kohëve të fundit”.
“Me këtë vendim është tejkalua kriza në klub, duke premtuar se angazhimi i kryesisë së re do të jetë maksimal. Shumë shpejt pas konsultimeve të nevojshëme , kryesia do të përzgjedh edhe shtabin teknik të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/
Kryesia e re ka këtë përbërje:
1. Daut Geci-kryetar
2. Afrim Syla-nënkryetar
3. Agron Haxhiu-anëtar
4. Fadil Nura-anëtar
5. Mihane Bekteshi-anëtar
6. Valon Malaj-anëtar
7. Adnan Bislimi-anëtar
8. Ilaz Halili-drejtor
9. Shemsi Maksuti-zëvendësdrejtor
10. Zenë Rushiti-sekretar



















































