LAJMI I FUNDIT:

Katër të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për trafikim me njerëz dhe posedim të narkotikëve

Katër të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për trafikim me njerëz dhe posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës gjatë kontrollimit të dy banesave në Prishtinë, ka arrestuar katër persona, të dyshuar për trafikim me njerëz dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas policisë katër të arrestuarit, tri femra dhe një mashkull, të moshave nga 21 – 42 vjeç, dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve”.


Policia si provë materiale ka konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil, një Llap-top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

Lidhur me këtë rast, viktima e trafikimit është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Policia e Kosovës thotë se do të mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr  masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori