Talenti gjilanas, Regi Kastrati, ka arritur marrëveshje një vjeçare me skuadrën shqiptare nga Zvicra, Kosova e Gjenevës, e cila këtë vit do të marrë pjesë e ligës së katërt në Zvicër.

Ka qenë vetë Kastrati që ka konfirmuar për Telegrafin lajmin se do t’i bashkohet Kosovës së Gjenevës.


“Kam arritur edhe zyrtarisht marrëveshje me Kosovën e Gjenevës dhe do t’i bashkohet gjatë ditëve të ardhshme në Zvicër”.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për mua, pasi shpresoj që në të ardhmen të luaj edhe në liga më të mëdha zvicerane”, tha Kastrati për Telegrafin.

Ai nuk e la pa e falënderuar edhe trajnerin kosovar Musa Selimi, i cili ka marrë detyrën e trajnerit te Kosova e Gjenevës.

“Dua ta falënderoj edhe trajnerin Musa Selimi për interesimin e madh që kishte për mua. Besimin e tij do t’ia shpërblej me punë dhe angazhim maksimal për fanellën e skuadrës”, tha Kastrati. /Telegrafi/

telegrafi sport app