Ai është i vendosur të refuzojë të stërvis derisa kryesia t’ia shlyejë borxhin prej katër muajsh.

“Mua më vjen keq që klubi ka ardhur në këtë gjendje. Unë nuk i kam vazhduar stërvitjet, jo vetëm puna e pagave, por edhe për atë që jemi lënë tërësisht anash nga ana e kryesisë, e cila s’ka gjetur kohë as të vijë në stërvitje dhe t’u del përballë lojtarëve për t’ju shpjeguar për gjendjen e klubit”, deklaroi majtaku për “Zërin”.


“Unë jam i gatshëm kurdoherë ta ndihmoj Vëllaznimin, ku kam kaluar 10 vjet, por kur t paktën i vjen një erë më e mirë”,shtoi ai.

“Nuk është e lehtë t’ia kthesh shpinën një ekipi në të cilin e ke kaluar një dekadë. Nëse ndryshohet diçka, atëherë do të dal menjëherë në stërvitje. Për mua është një dhimbje e madhe që e kam, kur e shoh klubin në këtë gjendje. Prandaj, s’po mund ta përballoj që të jem prezent në stërvitje, të paktën derisa të vjen një erë e mirë dhe kur ndjen kënaqësi si lojtar ta japësh gjithë potencialin që ke për një klub që e meriton”, përfundoi Kasapi.

telegrafi sport app