LAJMI I FUNDIT:

Kartolina e këngëtarëve shqiptarë për vitin 2019: Cilat janë dëshirat e tyre këtë vit?

Kartolina e këngëtarëve shqiptarë për vitin 2019: Cilat janë dëshirat e tyre këtë vit?
Foto: Carsten Koall/Getty Images/Guliver

Viti 2018 ishte mjaft i suksesshëm për një pjesë të madhe të estradës

Projekte të shumta muzikore e koncerte pati edhe këtë vit, teksa nuk munguan edhe ngjarje të shumta në jetën private të yjeve.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndonëse ditët e festave shumica prej tyre i kalojnë në mbrëmje muzikore, ata kanë një dëshirë drejtuar ‘babadimrit’.

Telegrafi pyeti dia nga yjet e estradës se cila është dëshira e tyre për vitin 2019, teksa ua sjellim në vazhdim përgjigjet e tyre interesante.

Era Istrefi (Foto: YouTube)

Jam falënderuese për të gjitha! Dëshira është vetëm të vazhdojnë bekimet.

2po2 (Foto: 2po2/Instagram)

Nga “babadimri” kërkesat janë të thjeshta: Shëndet, shëndet dhe shëndet. Të tjerat i realizojmë vet…Ju uroj shëndet, fat dhe gjithë të mirat. Suksese!

Tayna (Foto: Tayna/Instagram)

Dëshira ime është të jem e lumtur dhe e shëndetshme, të tjerat i pranoj si të më vijnë.

Lyrical Son (Foto: Lyrical Son/Instagram)

Vitin 2019 po presim të jetë një vit sa më i mirë. Është edhe më i veçantë për mua, pasi vitin e ardhshëm do të bëhem sërish baba. Unë dhe bashkëshortja ime, Gresa, presim edhe një vajzë, dhe ky është bekimi më i madh për ne. Tregut tonë muzikor i mungon muzika, kualiteti dhe disa gjëra tjera. Mirëpo, ne duhet të përkushtohemi që të punojmë sa më shumë, pasi si artistë kemi përgjegjësi për gjeneratat e reja. Duhet të sjellim vlera dhe të reflektojmë te ta për mirë, jo të bëhemi shembull i keq.

Agon Amiga (Foto: Agon Amiga/Instagram)

Të vetmen gjë që dëshiroj për vitin 2019 është shëndet, dashuri për familjen dhe gjithë shqiptarët.

Rina Balaj (Foto: Rina Balaj/Instagram)

Së pari shëndet të mirë, dhe dhuratat po vijnë nga njerëzit e dashur, jo nga “babadimri”. Ju uroj të gjithë fansave një mbarim të mirë të këtij viti dhe më shumë suksese në vitin 2019, dhe fansave të mi ju them që ju dua shumë, jeni më të mirët.

Fjolla Morina (Foto: Fjolla Morina/Instagram)

Uroj që viti 2019 të vijë me sa më shumë shëndet dhe para (qesh).

Morena Taraku (Foto: Morena Taraku/Instagram)

Dhurata i doja kur isha fëmijë, tash jam unë ajo që e bëj ose ëndërroj ese e lë me q. ‘Babadimri’ i secilit njeriu është vetvetja, ti e di më së miri se si mund të arrish diçka që kërkon. Lutjet e ‘babadimrit’ mbesin lutje te ai plaku me mjekrën e bardhë. Unë thjesht ‘babadimrin’ e shoh si një krijim të njerëzve që të mësojnë fëmijët të luten që nga vegjëlia dhe të dinë që është një krijues diku që quhet Zot, e kur të rriten e kuptojnë që lutjet i takojnë vetëm Zotit.

Blero (Foto: Blero/Instagram)

Uroj që viti 2019 të vijë me shumë shëndet dhe suksese për të gjithë.

Capital T (Foto: Capital T/Instagram)

Uroj një vit plot shëndet e gjithë të mirat për fansat e mi.

Arta Bajrami (Foto: Arta Bajrami/Instagram)

Nga viti 2019 pres angazhim më të madh në rrafshin profesional. Me albumin e ri kam dëshmuar vetën si këngëtare e zhanrit popullor dhe pres angazhime në dasma dhe ahengje tjera familjare. Por siç e dini edhe vetë, unë kam repertor të gjerë prandaj edhe ftesat nga klubet dhe diskotekat e ndryshme jan të mirëseardhura. Tani fëmijët u rriten dhe pak nga pak po me dalin nga dora kështu që dua të fokusohem në rrafshin profesional. Publikut tim unë i premtoj argëtim të denjë me muzikë 100% live.

Besnik Qaka (Foto: Vesnik Qaka/Instagram)

Kërkoj nga ‘babadimri’ që të na sjell fat e begati për të gjithë në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori