LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Boombl4 nuk do të jetë më pjesë e ekipit të CS:GO Na’Vi

Kapiteni Boombl4 nuk do të jetë më pjesë e ekipit të CS:GO Na’Vi

Ekipi i Na’Vi ka njoftuar për heqjen e kapitenit të tyre Kirill “⁠Boombl4⁠” Mikhailov, nga lista e formacionit, duke përmendur “rreziqet e larta të reputacionit për klubin” si arsye për vendimin e tyre, dhe duke treguar se ndryshimi nuk vjen për shkak të paraqitjes së lojtarit.

Ky lajm për largimin e kapitenit Boombl4, vjen pas një interviste nga shefi i ekipit Na’Vi, ku ai tha: “Ne nuk do të punojmë me njerëz që jetojnë në Rusi dhe që paguajnë taksa në Federatën Ruse” dhe se ai shpreson “që lojtarët me bazë në Rusi do të zhvendosen”.


Lojtari rus Boombl4, ishte pjesë e ekipit Na’Vi për më pak se tri vite, gjatë të cilave fitoj shumë tituj bashkë me ekipin, duke përfshirë edhe turneun më të madh të CS:GO, PGL Stokholm Major.

Ekipi i Na’Vi do të garojë në turneun Blast Premier Spring Final, dhe kanë konfirmuar se lista e tyre për këtë turne do të shpallet së shpejti.

Organizata e Na’Vi nuk do të vazhdojë të bashkëpunojë me lojtarë nga Rusia
Lexo po ashtu Organizata e Na’Vi nuk do të vazhdojë të bashkëpunojë me lojtarë nga Rusia

Gjithashtu edhe para se Boombl4 të largohet nga ekipi i Na’Vi, pati shumë diskutime se talenti nga Latvia, Yekindar, i cili sapo është larguar nga ekipi Virtus.Pro, mund të bëhet pjesë e Na’Vi.

Ky është formacioni i ekipit Na’Vi pas largimit të Boombl4:

Aleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev

Denis “⁠electroNic⁠” Sharipov

Ilya “⁠Perfecto” Zalutskiy

Valeriy “⁠b1t” Vakhovskiy

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori