LAJMI I FUNDIT:

Organizata e Na’Vi nuk do të vazhdojë të bashkëpunojë me lojtarë nga Rusia

Organizata e Na’Vi nuk do të vazhdojë të bashkëpunojë me lojtarë nga Rusia

Kryeshefi i organizatës së famshme Natus Vincere, Yevhen Zolotarov, ka deklaruar se nuk do të vazhdojë të punojë me lojtarë të cilët jetojnë në Rusi.

Në një intervistë për Washington Post, ai ka thënë se ekipi nuk është i gatshëm të punojë me njerëz që jetojnë në Rusi ose paguajnë taksa në Federatën Ruse.


Zolotarov tha se do t’i largojë lojtarët të cilët nuk vendosin të zhvendosen nga Rusia, por siç duket të gjitha ekipet e lojërave të famshme do të qëndrojnë të njëjta, duke pësuar ndryshime në disa lojëra më pak të famshme.

Ky vendim siç duket nuk do të jetë i vlefshëm për skuadrën e CS:GO të Na’Vi, të cilët renditen në vendin e parë në ranglistën botërore, me tre lojtarët me origjinë nga Rusia, Denis “electroNic” Sharipov, Kirill “Boombl4” Mikhailov dhe Ilya “Perfecto” Zalutskiy, të cilët ka mundësi të zhvendosen jashtë Rusisë, deklaroi shefi i organizatës.

Të gjitha lajmet nga Natus Vincere
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Natus Vincere

Ndërsa sa i përket lojës Dota 2, Zolotarov tha se vendimi nuk do të merret për shkak të çështjeve politike, por për shkak te vendimeve të Valve për të mos organizuar sezonin e dytë për rajonin e “CIS”, por që ende nuk ka diçka të sigurt për ndryshime në listën e ekipit të Dota 2. /Telegrafi/