LAJMI I FUNDIT:

Kanye West shfaqet i paftuar në selinë e Skechers – drejtuesit e kompanisë e largojnë nga ndërtesa

Kanye West shfaqet i paftuar në selinë e Skechers – drejtuesit e kompanisë e largojnë nga ndërtesa

Reperi amerikan, Kanye West u shfaq i paftuar në selinë e markës “Skechers” në Kaliforni.

Dizajneri i modës – i cili gjithashtu njihet si Ye – iu drejtua kompanisë së atleteve të mërkurën në mëngjes (26 tetor) duke dashur të bisedonte me drejtuesit e tyre për mundësitë e mundshme të biznesit, sipas TMZ.


Por, Kanye u nxor menjëherë nga kompani pasi u shfaq pa paralajmërim për të promovuar markën e tij Yeezy një ditë pasi iu ndërpre bashkëpunimi me Adidas dhe u ndaluan këngët e tij nga Peloton.

Foto: GC Images

“Duke marrë parasysh se Ye ishte i angazhuar në filmime të paautorizuara, dy drejtues të Skechers e shoqëruan atë dhe palën e tij nga ndërtesa pas një bisede të shkurtër. Skechers nuk po mendon dhe nuk ka ndërmend të punojë me Ëest”, thanë përfaqësuesit e Skechers në një deklaratë.

“Ne dënojmë vërejtjet e tij të fundit përçarëse dhe nuk tolerojmë antisemitizmin apo ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes. Kompania dëshiron të theksojë përsëri se Ëest u shfaq pa paralajmërim dhe i paftuar në zyrat e korporatës Skechers”, thanë tutje ata.

Skechers – e cila ka bashkëpunuar me të famshëm të tillë si Britney Spears, Christina Aguilera, Camila Cabello dhe madje edhe ish-gruaja e West, Kim Kardashian – është kryesisht në pronësi dhe operim të një familjeje hebreje.

Robert Greenberg e themeloi atë në 1992, ndërsa djali i tij Michael Greenberg është presidenti i markës.

Largimi i reperit nga zyra e markës së këpucëve vjen pasi Adidas njoftoi se do të vazhdojë të shesë produktet Yeezy duke hequr emrin e reperit.

Menaxhmenti tha se ata do t’i shesin artikujt nën markën e tyre në fillim të vitit 2023.

Adidas ndërpreu marrëveshjen e tyre mega-milion dollarëshe me reperin pas presionit nga fansat mbi komentet e fundit antisemitike të tij.

Kompania aktualisht zotëron të drejtat për produktet ekzistuese të prodhuara nga reperi dhe marka Yeezy, konfirmuan zyrtarët e Adidas.

Adidas e mori Kanye nga rivalja Nike në vitin 2013 dhe ra dakord për një partneritet të ri afatgjatë në 2016, në atë që kompania e quajti atëherë “partneriteti më domethënës i krijuar midis një marke jo-atletësh dhe një marke sportive”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Magazina
“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit

“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit

Magazina
Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Magazina
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Vazhdojnë hatërmbetjet edhe pas Big Brother - Roza Lati e thumbon me një postim Françeskën?

Vazhdojnë hatërmbetjet edhe pas Big Brother - Roza Lati e thumbon me një postim Françeskën?

Magazina
Kalo në kategori