LAJMI I FUNDIT:

Kampioni rikthehet te fitorja, San Antonio Spurs fiton derbin e Teksasit

Kampioni rikthehet te fitorja, San Antonio Spurs fiton derbin e Teksasit

Golden State Warriors është rikthyer te fitorja në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Kampioni në fuqi dy ditë më parë kishte pësuar humbje nga Milwaukee Bucks.


Ndërkohë në ndeshjen e mbrëmshme, Warriors ka arritur të triumfojë lehtësisht 116:100 përballë Brooklyn Nets.

Warriors patën dy mungesa të mëdha në këtë takim pasi përveç Dreymond Green mungoi edhe fundori Stephen Curry.

Por në skenë doli Kevin Durant me 28 pikë e 11 kërcime që ishte më efikasi tek vendasit, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe fundori Cook me 27 pikë e Klay Thompson që shtoi 24 të tjera.

Tek Nets më efikasi ishte Harris me 24 pikë e Dinwiddie me 14 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitoren ndaj kampionit.

Pas shtatë fitoreve radhazi, Oklahoma City Thunder ka pësuar disfatë ku është mposhtur në udhëtim tek Dallas Mavericks.

Të udhëhequr nga slloveni Luka Doncic që shënoi 22 pikë, Mavericks triumfuan me 15 pikë epërsi 111:96.

Tek Thunder më efikasit ishin dyshja Adams dhe George që shtuan ka 20 pikë por që nuk mjaftuan për fitore.

Derbi i Teksasit mes San Antonio Spurs dhe Houston Rockets i ka takuar skuadrës vendase me rezultat të ngushtë 96:89.

LaMarcus Aldridge ishte më meritori për fitoren e Spurs, ku shënoi 27 pikë dhe pati 10 kërcime.

DeMar De Rozan nuk shënoi më shumë se 13 pikë por që bëri punë të madhe në mbrojtje për këtë fitore të Spurs.

Raketave nga Houstoni nuk i mjaftuan as 25 pikët e James Hardenit e 23 të tjera nga Eric Gordon për të dalë fitues nga ky derbi.

Për Spurs kjo ishte fitorja e shtatë ku ka pësuar edhe katër disfata, ndërsa Rockets ka marrë katër fitore dhe ka shtatë humbje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Toronto Raptors – New York Knicks 128:112

Los Angeles Clippers – Milwaukee Bucks 128:126

New Orleans Pelicans – Phoenix Suns 119:99

Chicago Bulls – Cleveland Cavaliers 99:98

San Antonio Spurs – Houston Rockets 96:89

Memphis Grizzlies – Philadelphia 76ers 112:106

Miami Heat – Washington Wizards 110:116

Golden State Warriors – Brooklyn Nets 116:100

Dallas Mavericks – Oklahoma City Thunder 111:96

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori