LAJMI I FUNDIT:

Ka klauzolë largimi prej 400 milionë eurove, Barcelona e gatshme ta shes mbrojtësin qendror

Ka klauzolë largimi prej 400 milionë eurove, Barcelona e gatshme ta shes mbrojtësin qendror

Barcelona thuhet se është e hapur ndaj idesë që Mikayil Faye të largohet si huazim ose përgjithmonë gjatë verës. 

Mbrojtësi 19-vjeçar iu bashkua Barçës vetëm verën e kaluar nga NK Kustosija, duke nënshkruar për katër vjet me marrëveshjen që përmban një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro.


Faye është bërë një lojtar i rregullt në formacionin fillestar për Barca Atletic nën drejtimin e Rafa Marquez dhe madje ishte pjesë e ekipit të parë fundjavën e kaluar kundër Mallorcas.

Nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë, por Barcelona refuzon një ofertë shumë të rëndësishme për qendërmbrojtësin senegalez 
Lexo po ashtu Nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë, por Barcelona refuzon një ofertë shumë të rëndësishme për qendërmbrojtësin senegalez 

Pasi ka fituar vetëm kohët e fundit thirrjen e tij të parë në Senegal, Barca tani thuhet se po shqyrton të ardhmen e të riut.

Duke pasur parasysh numrin e qendërmbrojtësve në ekipin e parë, katalanasit mund ta shesin atë përgjithmonë nëse vjen një ofertë e lartë.

Klauzola e madhe në kontratën e Mikayil Faye me Barcelonën
Lexo po ashtu Klauzola e madhe në kontratën e Mikayil Faye me Barcelonën

Faye deri më tani ende nuk ka debutuar te skuadra e parë e Barcelonës, derisa për të interesim kanë shprehur disa skuadra angleze.

Barcelona e kishte transferuar 19-vjeçarin për 1,5 milionë euro, derisa tani synon që nga largimi i tij të përfitojë rreth 20 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

La Liga
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori