LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i ofroi një tjetër shkëmbim Barcelonës, por kataluansit refuzuan ofertën e kampionit italian

Juventusi i ofroi një tjetër shkëmbim Barcelonës, por kataluansit refuzuan ofertën e kampionit italian

Juventus dhe Barcelona kanë bërë një shkëmbim të bujshëm gjatë afatit kalimtar veror.

Miralem Pjanic kaloi në Camp Nou derisa në rrugën e kundërt shkoi mesfushori brazilian Arthur Melo.


Zonja e Vjetër i ka propozuar një tjetër shkëmbim katalunasve, por ai është hedhur poshtë nga drejtuesit e Barcelonës.

Kampioni në fuqi i Italisë ka propozuar shkëmbimin mes Douglas Costas dhe Ousmane Dembeles, dy lojtarë që nuk kanë arritur pritshmëritë.

Duke parë se vlera e lojtarëve është e ndryshme në tregun e transferimeve, Barça ka refuzuar këtë kërkesë të Juventusit.

Bardhezinjtë kanë bërë kërkesën e dytë për shkëmbim për huazimin e lojtarëve, por edhe kjo ofertë është hedhur poshtë.

Dembele i kushtoi mbi 100 milionë euro Barcelonës, por francezi nuk ka arritur asnjëherë shkëlqimin që prisnin të gjithë në Camp Nou.

Megjithatë me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman, holandezi ka premtuar se do ta nxjerrë më të mirën nga Dembele.

Në anën tjetër nuk pritet të ketë të ardhme për Douglas Costën, i cili nuk është në planet e Andrea Pirlos dhe pritet kalimi i tij në Angli te Wolverhampton ose Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori