Christian Pulisic mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi amerikan u përfol për një largim të mundshëm edhe në verë, por në fund një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ai mbeti në Stamford Bridges.

Juventusi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për transferimin e amerikanit në janar, ku synon huazimin e tij me të drejtë blerje në verën e vitit 2023.

Londinezët janë të gatshëm të pranojnë këtë ofertë, pasi Pulisic ka humbur vendin e titullarit te Chelsea.

Gjatë verës Chelsea e kishte përfshirë Pulisicin në një ofertë në drejtim të Romës për Nicolo Zaniolon, por ishin Giallorosët që refuzuan këtë shkëmbim.

Reklama

Gjithsesi edhe në janar gjiganti anglez pritet të bëj ofertë për Zaniolon dhe Pulisic është njëri nga lojtarët që mund të përfshihet në të.

Reklama

E ardhmja e amerikanit duket larg Stamford Bridges, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë. /Telegrafi/