LAJMI I FUNDIT:

Juventus po shkëlqen përsëri nën urdhrat e Allegrit, përse disa tifozë po kërkojnë zëvendësimin e tij?

Juventus po shkëlqen përsëri nën urdhrat e Allegrit, përse disa tifozë po kërkojnë zëvendësimin e tij?

Juventus ka marrë shtatë fitore këtë edicion me rezultat minimal 1-0, duke qenë njëri ndër kandidatët kryesorë për të fituar Scudetton, kjo falë punës së palodhshme të trajnerit Massimiliano Allegri.

Fitorja ndaj Napolit ishte e shtata pë Juventusin në tetë ndeshjet e tyre të fundit, një seri e cila bëri që ata të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Interit.


“Zonja e Vjetër” ka pësuar vetëm një humbje këtë edicion dhe ajo erdhi ndaj Sassuolos më 23 shtator me rezultat 4-2.

Në një kontekst më të gjerë, puna e tyre e palodhshme këtë sezon është mjaft impresive. Juventusi nuk bëri shumë transferime në afatin kalimtar veror, duke shpenzuar më pak se 20 milionë euro në transferimet e Timothy Weah, Arkadiusz Milik dhe Facundo Gonzalez.

Suspendimet e Nicolo Fagiolit dhe Paul Pogbas, i pari për bastvënie dhe i dyti për shkak të dopingut, vetëm sa e përkeqësuan situatën në Turin, por Allegri nuk lejoi që kjo të ketë një impakt në atë që kishte më së shumti rëndësi për të: fitorja.

Allegri është arsyeja pse fraza ‘corto muso’ është futur në fjalorin italian. E krijuar për të përshkruar stilin e tij të veçantë të fitores dhe duke reflektuar dashurinë e tij për garat me kuaj, kjo frazë bazohet në idenë që të mos kesh nevojë për një rezultat të madh për të fituar.

Allegri: Vendosëm Napolin shumë pas neve në renditje, për Scudetto duhet të vazhdojmë kështu
Lexo po ashtu Allegri: Vendosëm Napolin shumë pas neve në renditje, për Scudetto duhet të vazhdojmë kështu

Epo, shtatë fitore me një diferencë prej një goli këtë sezon janë padyshim një ‘corto muso’, dhe për këtë arsye nuk është befasi që kjo taktikë e Allegrit ka arritur të mbajë një Juventus mjaft të “dobët” në garën për titull.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, është shumë e çuditshme se si një pjesë e tifozëve të Juventusit, kërkojnë me çdo kusht largimin e Allegrit dhe ardhjen e Antonio Contes.

Ofrimi i një kontrate të re për Allegrin duke si një opsion mjaft i mençur për drejtuesit e klubit italian. Allegri ka treguar se mund të mbështetet edhe tek lojtarët e rinjë, me një listë të gjatë të emrave si Kenan Yildiz, Samuel Iling-Junior dhe Dean Huijsen, që kanë marrë minuta nga tekniku italian.

Elkann flet për Allegrin, të ardhmen e Juventusit dhe investitorët e huaj
Lexo po ashtu Elkann flet për Allegrin, të ardhmen e Juventusit dhe investitorët e huaj

Të mos harrojmë, hera e fundit kur Juventusi u mundua të zëvendësojë Allegrin me një trajner dhe sistem të ri, atyre iu deshën vetëm dy vite për të rikthyer përsëri në “Allianz Stadium” trajnerin 56-vjeçar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori