LAJMI I FUNDIT:

Juventus dhe Inter po monitorojnë situatën e Niklas Sules

Juventus dhe Inter po monitorojnë situatën e Niklas Sules

Niklas Sule është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Megjithatë qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, është futur në vitin e fundit të kontratës dhe është ende i pavendosur për të ardhmen.


Bavarezët i kanë ofruar rinovimin e saj, por Sule ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Situatën e tij janë duke e monitoruar disa klube të mëdha evropiane, teksa së fundmi janë futur në garë edhe dy gjigantët italianë, Juventus dhe Inter.

26-vjeçari mund të largohet në verë nga Bayerni si transferim i lirë dhe kjo ka bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij.

Përveç dy gjigantëve italianë, në garë për gjermanin janë edhe skuadra si Real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur.

Sule është pjesë e Bayernit që nga viti 2017, kur iu bashkua rekordmenëve gjermanë nga Hoffenheim për 20 milionë euro. /Telegrafi/