LAJMI I FUNDIT:

Juve kërkon me ngulm rikthimin e Kean, i ofron Evertonit të zgjedh njërin nga dy mesfushorët e saj

Juve kërkon me ngulm rikthimin e Kean, i ofron Evertonit të zgjedh njërin nga dy mesfushorët e saj

Moise Kean mund të rikthehet te Juventusi pas dy viteve të kaluara jashtë kampionatit italian.

Sulmuesi i talentuar u shit nga Zonja e Vjetër në verën e vitit 2019 për 25 milionë euro te Evertonit.

Pas vitit të parë jo të mirë në Ligën Premier, Everton e huazoi lojtarin tek Paris Saint Germain ku ai ka shkëlqyer këtë edicion.

21-vjeçari është paraqitur në 36 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Juventusi është duke kërkuar me ngulm rikthimin e tij në Torino dhe janë gati të sakrifikojnë njërin nga yjet e mesfushës.

Sipas mediave italiane dhe atyre angleze, Zonja e Vjetër i ka ofruar Evertonit shkëmbimet e njërit nga mesfushorët, Adrien Rabiot ose Aaron Ramsey në këmbim të Kean.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti i pëlqen dy lojtarët dhe shkëmbimi i Kean me njërin nga ta është mëse i mundur.

Edhe pse duhet cekur që vet sulmuesi italian ka thënë ditë më parë se dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin francez tek PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori