Wolverhampton pritet të bëjë përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk e ka nisur mirë këtë sezon.

Reklama

Sipas Sky Sports, skuadra angleze po synon dy futbollistë të Real Madridit, të cilët janë kërkuar nga trajneri i ri, Julen Lopetegui.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Nacho Fernandez dhe sulmuesin Mariano Diaz.

Diaz dhe Nacho nuk bëjnë pjesë në planet e klubit madrilen dhe pritet të largohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Diaz këtë edicion ka pesë paraqitje në të gjitha garat, ndërsa Nacho ka regjistruar dhjetë sosh deri më tani.

Të dy lojtarëve u skadon kontrata me Realin në fund të këtij sezoni, ndërsa Wolvesi është i gatshëm të ofrojë një shumë të vogël për transferimin e tyre në janar. /Telegrafi/

Reklama