LAJMI I FUNDIT:

Joseph Capriati, Luciano dhe Ricardo Villalobos konfirmojnë pjesëmarrjen në “UNUM Festival”

Joseph Capriati, Luciano dhe Ricardo Villalobos konfirmojnë pjesëmarrjen në “UNUM Festival”

Festivali UNUM po afrohet. Koncepti më i ri në plazhin e Shëngjinit në datat 31 Maj – 3 Qershor, përpos pamjeve përrallore që vijnë nga vendi, ka marrë hov të madh muajt e fundit sidomos pas publikimit të fazës së dytë të artistëve dhe çmimit te biletave regjionale.

Në rrjetet sociale të UNUM Festival kanë paralajmëruar që në javët në vijim pritet të publikohet faza e tretë dhe finale e artistëve që përbëjnë gjithsej 60 artista, programi i festivalit, oraret e transportit nga akomodimet, si dhe shumë risi të tjera.


Çmimi i biletës regjionale është vetëm 50 euro. Vendet regjionale perfshijnë: Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Rumaninë.

Po ashtu, çfarë po e bën këtë festival edhe më atraktiv tek sytë e publikut janë eventet që po zhvillohen në Evropë dhe rajon, me artista me famë botërore dhe jo vetëm. Me biletën e UNUM mund të përfitoni edhe hyrjen falas në këtë event ashtu si në të gjitha eventet e mbajtura më parë në vend dhe jashtë.

Në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, më 10 Maj, në qendër të Tiranës, open-air, në sheshin “Nënë Tereza”, te Akademia e Arteve do performoj artisti me famë botërore Loco Dice.

Çmimi i biletës te Loco Dice do jetë 1,500 lek. Sipas eventit në rrjete sociale të festivalit UNUM, thuhet se kjo ndejë me LOCO DICE do jap ndjenjën finale se çfarë pritet të ndodhë në Shëngjin. Sipas shkrimit në event, thuhet se “vetëm energjia që Loco jep e atmosfera që Loco krijon, mund të ndihmojë në një perceptim të asaj që pritet të ndodh përgjatë edicionit të parë të festivalit”.

Për më shumë detaje, mund t’i ndiqni në linkun zyrtar të eventit në Facebook.

Përkrahë Loco Dice do performojnë edhe legjenda e Prishtinës Secret 47 dhe tiranasi Erti Lutaj.

Paketat e UNUM Festival

Paketat të cilat ofrohen nga Rave Travel, partneri kryesor i UNUM-it per shitjen e biletave në rajon, varijojnë nga EUR 150 (ku përfshihet bileta, hoteli me dy yje, transporti dhe transporti nga hoteli per tek festivali) e deri në EUR 285 (ku përfshihet bileta, hoteli me pesë yje, transporti dhe transporti nga hoteli tek festivali).

Në faqen zyrtare të UNUM si dhe kompanisë Rave Travel janë listuar pikat e shitjes të secilit vend të rajonit ku mund të blihen biletat e UNUM-it. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori