LAJMI I FUNDIT:

Joao Cancelo drejt Barcelonës – katër numrat e vetëm të fanellës që katalunasit mund t’i ofrojnë portugezit shkaku i një rregulli të La Ligas

Joao Cancelo drejt Barcelonës – katër numrat e vetëm të fanellës që katalunasit mund t’i ofrojnë portugezit shkaku i një rregulli të La Ligas

Drejtori sporti i ri te Barcelona, Deco po fokusohet te objektivi i parë që është Joao Cancelo, pasi duhet përforcuar krahun e djathtë.

Xavi kishte kërkuar një mbrojtës të djathtë që luan natyrshëm, pasi në ato pozita kishte emra si Ronald Araujo, Jules Kounde dhe Sergi Roberto, lojtarë që janë përshtatur në atë pozicion.


Jorge Mendes, agjenti i  Joao Cancelos, ka marrëdhënie të mirë me Decon. Nga ana e lojtarit dhe përfaqësuesit, në parim nuk ka asnjë problem dhe Barcelonën e shohin si destinacion të duhur.

Barcelona po përpiqet të marrë Joao Cancelo në huazim nga Manchester City me një opsion blerjeje jo të detyrueshme, por qyetarët duan ta shesin nga 35 deri në 40 milionë.

Katër lojtarët e Barçës që mund të zëvendësojnë Araujon në krahun e djathtë pas lëndimit
Lexo po ashtu Katër lojtarët e Barçës që mund të zëvendësojnë Araujon në krahun e djathtë pas lëndimit

Largimi i Sergino Dest dhe Clement Lenglet mund t’ia lehtësojë punët Barcelonës.


Nëse Cancelo i bashkohet Barcelonës, këta janë katër numrat e fanellave që Barca mund t’i ofrohen atij.

Numri 2 – Barcelona mund t’i dorëzojë Cancelo këtë fanellë nëse Sergino Dest largohet nga klubi.

Numri 14 – Kjo fanellë ka mbetur e lirë që kur Memphis Depay u largua nga klubi vitin e kaluar.

Numri 19 – Largimi i Franck Kessie e bën këtë fanellë të disponueshme.

Numri 25 – Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang e veshi këtë fanellë në një moment të karrierës së tij në Barça.


Barcelona nuk mund t’i ofrojë Cancelos fanellën me numrin 27 që ai pëlqen të veshë për shkak të rregullave të La Liga-s që i pengojnë lojtarët e vjetër të veshin numrat e fanellave jashtë 1 deri 25. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori