LAJMI I FUNDIT:

Jay-Z hap më në fund Instagram, arrin mbi një milion ndjekës në pak orë

Jay-Z hap më në fund Instagram, arrin mbi një milion ndjekës në pak orë

Përderisa gruaja e tij Beyonce ka kohë që është fiksuar me Instagramin, reperi dhe manjati i muzikës, Jay-Z, më në fund i është bashkuar rrjetit social.

Reperi 51-vjeçar (i lindur me emrin e vërtetë Shawn Corey Carter) iu bashkua Instagramit të martën dhe tashmë ka grumbulluar mbi një milion ndjekës, ndërsa ndjek në Instagram vetëm një llogari, atë të Beyonces, me të cilën është i martuar që nga viti 2008 dhe ka tre fëmijë me të.

Ai me sa duket iu bashkua rrjetit të njohur social për të promovuar filmin e tij më të ri të zhanrit vestern, “The Harder They Fall”, të cilin ai shërbeu si producent, shkruan DailyMail.

Postimi i parë i reperit ishte një poster i ri për “The Harder They Fall”, i cili debuton në Netflix të mërkurën.

Ai vetëm shkroi “The Harder They Fall” në mbishkrimin e postimit, dhe pronari i Facebookut dhe Instagramit, Mark Zuckerberg ishte i pari që komentoi postimin e tij me një emoji.

Jay-Z përdori gjithashtu funksionin InstaStory për herë të parë, duke shpërndarë një video të shkurtër, përmes së cilës ua kujtoi fansave se “The Harder They Fall” do të ishte në dispozicion në Netflix, duke filluar nga mesnata e së mërkurës.

Ai ka një llogari të verifikuar në Twitter, të cilën e ka që nga viti 2008, ndonëse e përdor atë me masë.

“The Harder They Fall” është sipërmarrja e parë prodhuese e Jay-Z që nga “Darkest Before Dawn”, të cilën ai e prodhoi në vitin 2015, dhe adaptimi i “Annie” që ai e publikoi në vitin 2015.

Kasti i aktorëve të këtij filmi përbëhet nga: Regina King, Danielle Deadwyler, Damon Wayans Jr., Zazie Beetz, LaKeith Stanfield dhe Delroy Lindo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori