LAJMI I FUNDIT:

Javier Tebas zbulon tre arsyet pse Pique do të bëhet president i Barcelonës në të ardhmen

Javier Tebas zbulon tre arsyet pse Pique do të bëhet president i Barcelonës në të ardhmen

Gerard Pique befasoi të gjithë me vendimin e tij për tu larguar nga Barcelona dhe për t’i dhënë fund karrierës së tij fantastike si futbollist.

Qendërmbrojtësi katalunas ka fituar gjithçka me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës, derisa të enjten mbrëma njoftoi se do t’i jap fund karrierës si futbollist këtë fundjavë.


Ka qenë një vendim i papritur për të gjithë dhe shumë befasues pasi askush nuk e kishte pritur se qendërmbrojtësi do t’i japë fund karrierës në moshën 35-vjeçare, një vit e gjysmë para fundit të kontratës.

Shumë figura të mëdha të futbollit kanë folur për pensionimin e Piques, derisa një koment për të e ka dhënë edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

I pari i kampionatit spanjoll mendon se Pique në të ardhmen do të bëhet president i Barcelonës duke zbuluar edhe tre karakteristikat shumë të rëndësishme për të ardhur mbrojtësi në krye të gjigantit katalunas.

“Po flasim për një lojtar historik. Mendoj se ishte ai që vendosi dhe jo klubi për tu pensionuar”.

“Mendoj se Pique e mori këtë vendim sepse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të luaj për të, por u pikëllova nga njoftimi”, tha fillimisht Tebas.

“Për të ardhmen ai ka tre karakteristika shumë të rëndësishme për të qenë president i Barcelonës: ka 25 vjet në klub, ai e njeh botën e futbollit si lojtar dhe industrinë e sportit si biznesmen”.

“Ai e di që të tre gjërat janë shumë të ndryshme, por përvoja e tij në këtë fushë si biznesmen, me sukseset dhe dështimet e tij e bën atë një kandidat të shkëlqyer për presidencën e Barçës, mendoj se do të përpiqet”, deklaroi Tebas.

Pique në njoftimin për tërheqjen nga futbolli në fund të video deklaroi se një ditë do të kthehet herët apo vonë te Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori