LAJMI I FUNDIT:

James Milner bëhet lojtari i 11-të që fiton trofeun e Ligës Premier me dy klube

James Milner bëhet lojtari i 11-të që fiton trofeun e Ligës Premier me dy klube

Mesfushori anglez, James Milner është bërë lojtari i njëmbëdhjetë që arrin ta ngrit lartë trofeun e Ligës Premier me dy klube të ndryshme.

Milner ka shtuar edhe një trofe në kabinetin e tij, pasi mori në duart e tij trofeun e Ligës Premier, të mërkurën mbrëma në Anfield me skuadrën e Liverpoolit.

Ishte titulli i tretë i Milnerit pas dy triumfeve të tij me Manchester Cityt në sezonet 2011/12 dhe 2013/14 dhe ai tani bashkohet me dhjetë lojtarë tjerë që kanë bërë këtë arritje.

Para se Milner t’i bashkohej këtij grupi, Riyad Mahrez ishte anëtari më i fundit me këtë arritje, pasi luajti një rol të madh në triumfin përrallor të Leicester Cityt më 2015/16, para se të fitonte përsëri trofeun në sezonin e tij të parë në Manchester City.

N’Golo Kante dhe Robert Huth ishin gjithashtu ndër lojtarët kryesorë në atë skuadër fituese të titullit të Leicester Cityt nën Claudio Ranierin, me të dy që gjithashtu fituan trofeun me Chelsean në pika të ndryshme gjatë karrierës.

Në një farë mënyre, e njëjta gjë mund të thuhet për Mark Schwarzer, i cili fitoi titullin kampion me dy klubet e lartpërmendura në moshën 43 vjeç.

Kolo Toure dhe Gael Clichy ishin të dy pjesë e Arsenalit të pamposhtur në 2003/04 dhe më vonë ndihmuan Manchester Cityn në titullin e tyre të parë të ligës në 44 vjet, ndërsa Carlos Tevez është një fitues i Ligës Premier me të dy klubet e Manchesterit pas lëvizjes së tij të diskutueshme nga United në vitin 2009.

Nicolas Anelka dhe Ashley Cole kanë medalje të titullit me Arsenalin dhe Chelsea, ndërsa njeriu i parë që fitoi trofeun me dy klube ishte Henning Berg.

Ai luajti çdo ndeshje në fitoren e titullit të Blackburn Rovers në sezonin 1994/95 dhe më pas ngriti dy tituj të tjerë me Manchester Unitedin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori