LAJMI I FUNDIT:

Iu nënshtrua operimit të vendosjes së stendës, Dani tregon se gjendja e tij është stabile dhe gjithçka ka kaluar me sukses

Iu nënshtrua operimit të vendosjes së stendës, Dani tregon se gjendja e tij është stabile dhe gjithçka ka kaluar me sukses
Ramadan Krasniqi - Dani (Foto: Ramadan Krasniqi/Facebook)

Hit-këngëtari i njohur shqiptar nga Peja, Ramadan Krasniqi-Dani, pas një sforcimi gjatë aktivitetit të tij të preferuar rekreativo-sportiv dhe pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore të shfaqura gjatë dy ditëve të kaluara, i është nënshtruar një trajtimi mjekësor.

Këngëtari i njohur shqiptarë, Dani, deklaron se çdo gjë është kryer me sukses, ndjehet shumë mirë me shëndet dhe nesër pritet t’i kthehet ritmit normalitetit jetësor.


Ramadan Krasniqi – Dani, një prej mbretërve të muzikës shqipe, i njohur për preferencat e tij të përditshme rekreativo-sportive në natyrë, thotë se, sipas mjekëve, përparësitë e tij shëndetësore edhe në këtë rast, sërish kanë dalur të jenë: aktiviteti sportiv, mos pirja e duhanit dhe e alkoolit për çfarë edhe rekomandon të gjithë që të ruajnë këto përparësi shëndetësore.

Ramadan Krasniqi – Dani (Foto: Ramadan Krasniqi/Facebook)

Dani njihet prej këngëtarëve më të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit me përpikëri.

Postimi i plotë i këngëtarit:

“Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,
Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.
Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kotrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.
Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!
Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;
Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!
Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!
Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!
Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!
Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira”, ka shkruar këngëtari i njohru nga Peja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori