Islami largohet nga Kukësi, mbetet i lirë

Ish-futbollisti i Hajvalisë është ndarë me skuadrën kuksiane pas disa probleme që ka pasur me trajnerin brazilian, Marcelo Troisi.
Kështu ka thënë vetë Islami në një prononcim për sportal.al. "Nuk jam më pjesë e Kukësit. Kisha disa probleme me trajnerin dhe u largova. Nuk dua të thellohem në detaje", deklaroi Islami. Ai pret që shumë shpejt të bëhet me skuadër të re.
Kujtojmë se Islami kampionatin e kaluar ka treguar paraqitje shumë të mira në fanelën e Hajvalisë.
Ai është 22-vjeçar dhe njihet si lojtar që e lë ‘shpirtin’ në fushë për skuadrën e tij. Islami ka qenë edhe përfaqësues i Kosovës U-21 derisa është zhvilluar si futbollist te Prishtina. Ka luajtur edhe për Hysin e Dritën, para se t’i bashkohej Hajvalisë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































