LAJMI I FUNDIT:

Ishte me Beatrixën në darkë, Antonela Berisha tregon për reagimin e saj pas takimit Bora-Donald

Ishte me Beatrixën në darkë, Antonela Berisha tregon për reagimin e saj pas takimit Bora-Donald

Ditë më parë bëri bujë të madhe takimi i prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj në një event të mbajtur në Prishtinë.

Dyshja, të cilët ishin në lidhje për një kohë të gjatë, u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit ndonëse kishin shkëputur raportet për shkak të romancës së Veshajt me artisten Beatrix Ramosaj.


Sidoqoftë, takimi i tyre i fundit u bë të aludohej se ish-çifti janë rikthyer bashkë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ish-banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha, në një intervistë dhënë për “Goca dhe Gra” tha se në ato momente ka qenë në darkë së bashku me Trixën.

Ajo sqaroi se në atë kohë po i shikonin të gjithë dhe më pas i panë fotografitë në rrjete sociale.

Ribashkohen Bora dhe Donaldi? Ish-çifti shihen në shoqëri të njëri-tjetrit në një nga klubet në Prishtinë
Lexo po ashtu Ribashkohen Bora dhe Donaldi? Ish-çifti shihen në shoqëri të njëri-tjetrit në një nga klubet në Prishtinë

“Ishim për darkë dhe një moment u kthyen të gjithë njerëzit duke na parë dhe thamë çfarë ndodhi, pastaj pamë portalet vazhduam darkën normalisht. Nuk kishte asnjë reagim”, tha Berisha.

Foto: Screenshot/Instagram

“Tani është mirë. Po merret me disa projekte të reja. Secila ka karakterin e vet”, shtoi më tej biondja.

Sido që të jetë, deri më tani nuk është konfirmuar asgjë nga Bora dhe Donaldi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori