ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale gjatë qëndrimit të saj në Paris për Javën e Modës, pasi një video ku ajo pothuajse rrëzohet teksa zbret nga makina është bërë virale.

Në pamje shihet artistja duke humbur ekuilibrin, por truproja i saj reagon menjëherë, e kap nga beli dhe e pengon të bjerë, duke shmangur një incident.


Megjithëse momenti i pengimit u komentua gjerësisht, ishte pikërisht truproja ai që u kthye në personazhin kryesor të videos.

Foto: TikTok

Reagimi i tij i shpejtë dhe profesional, por edhe pamja fizike, u bënë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Komentuesit e përshkruan si 'një xhentëlmen të vërtetë', ndërsa shumë të tjerë shkruan me humor se 'do të pengoheshin me qëllim' apo se ai 'meriton një rritje rroge'.

Kjo nuk është hera e parë që një truprojë i Jennifer Lopez bëhet viral.

Edhe disa vite më parë, pas ndarjes së saj nga Ben Affleck, një tjetër anëtar i ekipit të sigurisë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u komentua gjerësisht për pamjen e tij.

Foto: TikTok

Në atë kohë, shumë përdorues të rrjeteve sociale shkruanin se këngëtarja dukej më e lumtur në shoqërinë e tij, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta në internet. /Telegrafi/