Ish-lojtari i Spurs nënshkruan për Prishtinën (VIDEO)

Ky lajm bombastik sapo është publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook dhe komunikatën e tyre mund ta lexoni në vazhdim.
“Desmon Farmer, ish-lojtar i kampionëve aktual të NBA, San Antonio Spurs dhe Seattle SuperSonics nënshkruan për KB SIGAL Prishtinën.
Farmer, lojtar i cili luajti në NBA, pa dyshim që është lojtari më i madh që ka shkelur ndonjëherë në Kosovë. Krahas karrierës së tij në NBA, ai ka luajtur edhe në ekipe tjera me renome si Aris (Greqi), Zaragoza (Spanjë), Zadar (Kroaci), Boca Juniors (Argjentinë), etj.
Farmer, lojtar i pozitës 3, do të na bashkohet gjatë ditëve në vijin”, thuhet në komunikatën e klubit bardhekaltër.
Farmer padyshim se do të jetë një përforcim i madh për prishtinasit, dhe do t’ju shërbejë shumë për t’i arritur objektivat e tyre këtë edicion. /Telegrafi/






















































