LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Arsenalit këshillon “Topçinjtë” që të qëndrojnë larg Dembeles

Ish-legjenda e Arsenalit këshillon “Topçinjtë” që të qëndrojnë larg Dembeles

Arsenali është këshilluar të qëndroj larg idesë për të nënshkruar me Ousmane Dembele në janar pasi legjenda e “Topçinjve”, Emanuel Petit emëroi një opsion më të mirë për klubin londinez.

Ish-lojtari i Arsenalit beson se sulmuesi i PSG-së nuk do të ishte një përforcim i duhur për skuadrën pasi ai po ka vështirësi për të treguar veten në Parc des Princes.

Dembele ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës përkundër faktit që ka bërë 13 paraqitje për PSG-në që kur u transferua në kryeqytetin francez gjatë verës nga Barcelona.


“Dembele po ka vështirësi pasi që është nën presion të madh tek PSG-ja. Ai humbet shumë raste shënimi dhe nuk është duke shënuar gola. Ka qenë një start i vështirë për të, kështu që nuk mund të them se ai duhet të transferohet tek Arsenali”, ka thënë Petit në një intervistë për OLBG.

Petit e mbështeti idenë e Arsenalit për të shkuar prapa Ivan Toneyt, duke përmendur rekordin impresiv të anglezit me Brentfordin dhe vlerat që ai mund t’i shtonte ekipit.

“Unë jam një fans i madh i Ivan Toneyt. Ai ka bërë një punë të madhe me Brentfordin që kur ata u ngjitën nga Championship dhe nuk jamë i surprizuar se ata janë duke pasur vështirësi pa të, edhe pse e mposhtën Chelsean në vikend”, vazhdoi Petit.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë që transferimi i Toneyt të realizohet, vetëm në rast se drejtuesit e Arsenalit pajtohen të paguajnë shumë e kërkuar prej 80 milionë eurosh nga Brentfordi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori