LAJMI I FUNDIT:

Ish i dashuri i Dianës nuk është babai i Princit Harryt

Ish i dashuri i Dianës nuk është babai i Princit Harryt

Ish i dashuri sekret i Princeshës Diana ka folur mbi një çështje mjaft të nxehtë që u mbajt e fshehtë për pesë vjet.

Duke folur për Australian Channel Seven’s Sunday Night, James Hewitt ka folur nga shtëpia e tij në Anglinë jugperëndimore, mbi momentin kur ra në dashuri me princeshën.


Në një intervistë për 20-vjetorin e vdekjes së saj, ish lojtari i polos ka mohuar akuzat se është babai i princit Harry, kur është pyetur për atësinë.

“A jeni ju babai i Harryt?”, pyet gazetarja australiane Melissa Doyle.

“Jo, nuk jam unë”, ka thënë ish i dashuri i Dianës.

I pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar për dekada, ai tha: “E bëjnë për të shitur gazetat”. Edhe ish shërbëtori i saj, Paul Burrell tha se “është e pamundur” që Hewitt të jetë babai,pasi ai e ka takuar princeshën kur djali i saj i vogël ishte fëmijë, transmeton tch.

Princesha Diana nisi një lidhje me Hewitt, i cili tashmë bën një jetë të veçuar pensionisti në Devon, kur ajo i kërkoi që të bëhej instruktori i saj për kalërim në 1986.

Lidhja e saj sekrete doli në dritë si thashetheme, teksa flitej për lidhjen e bashkëshortit të saj, Princit Charles me ish të dashurën e tij Camilla Parker-Bowles në atë kohë.

Marrëdhënia e tyre zgjati derisa ai shërbeu si komandant tanku në luftën e Gjirit më 1991, dhe lidhja doli në media. Hewitt, një ish oficer i ushtrisë thotë se ishte skeptik nëse duhej të fliste për ish të dashurën e tij por këmbëngul se nuk ndjen aspak keqardhje që e ka takuar.

“Jo, nuk kam keqardhje. Më vjen keq për disa gjëra që u shkaktuan nga kjo, por vetëm kaq. Mendoj se ishte shumë e lehtë që të binte në dashuri me të vërtetë, kështu që mendoj se mund të jem falur për këtë”, ka thënë ai.

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Kalo në kategori