LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi: Lazio e dëshiron finalen e Kupës

Inzaghi: Lazio e dëshiron finalen e Kupës
(Foto: Getty Images)

Simone Inzaghi është i bindur se sfida kthyese gjysmëfinale e Kupës së Italisë, ndërmjet Lazios dhe Milanit do të jetë një ndeshje e bukur.

Biancocelestët luajtën pa gola në takimin e parë ndaj Rossonerëve në San Siro, mirëpo që atëherë ekipi i Gennaro Gattusos është duke bërë paraqitje shumë të mira.


(Foto: Getty Images)

“Padyshim se do të jetë një ndeshje e bukur. Do të luajmë në të njëjtin nivel me Milanin, mirëpo duhet të përfitojmë edhe nga avantazhi i të qenit vendas”.

“Shpresojmë t’u japim tifozëve tanë një mbrëmje të bukur futbolli. Duhet t’i jap komplimente Gattusos për punën që është duke e bërë te Milani, sepse po arrijnë rezultate të shkëlqyera tash për tash”.

(Foto: Getty Images)

“Tash po luajmë kundër tyre në këtë gjysmëfinale fascinuese. Shpresojmë që të ketë sa më shumë tifozë për të na mbështetur, sepse e duam shumë finalen”.

“Jemi angazhuar shumë për të arritur deri këtu dhe tash jemi 90 minuta larg fazës së fundit të turneut. Do të japim maksimumin”, ka deklaruar trajneri për Lazio Style Radio.

Përballja tjetër gjysmëfinale zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Atalantas. Bianconerët e fituan me rezultat 1-0 ndeshjen e parë në Bergamo. /Telegrafi/