LAJMI I FUNDIT:

Interi tenton transferimin e Cuadrados

Interi tenton transferimin e Cuadrados

Interi thuhet se po planifikon të transferojë Juan Cuadradon në afatin kalimtar të kësaj vere nga Juventusi.

Antonio Conte besohet të jetë admirues i madh i lojës së kolumbianit dhe dëshiron të transferojë atë nga rivali i tyre nga Serie A.


Sipas asaj që raporton Calciomercato, Nerazzurët kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe shpresojnë që torinezët të lejojnë kalimin e tij në Giuseppe Meazza.

Por, Juventusi besohet se është i hapur në shitjen e tij, mirëpo që në këmbim duan t’ marrin shërbimet e Mauro Icardit.

Interi kërkon dy lojtarë nga Juventusi për ta lënë të lirë Icardin
Lexo po ashtu Interi kërkon dy lojtarë nga Juventusi për ta lënë të lirë Icardin

Në verën e kaluar, Interi refuzoi të shiste sulmuesin argjentinas te rivali i tyre, duke e lënë të kalonte atë në formë huazimi me t drejtë blerje te Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze nuk dëshiron të blejë kartonin e tij, andaj tani dy klubet italiane mund të bëjnë marrëveshje për shkëmbim lojtarësh. /Telegrafi/