LAJMI I FUNDIT:

Interi gjen zëvendësuesin e Skriniar nëse sllovaku largohet në janar

Interi gjen zëvendësuesin e Skriniar nëse sllovaku largohet në janar

Milan Skriniar vazhdon të jetë një çështje në kampin e Interit.

Qendërmbrojtësi sllovak është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e ofruar nga drejtuesit e Interit.


Skriniar pëlqehet nga klubet më të mëdha evropiane si PSG, Real Madrid, Chelsea apo Manchester City dhe është i bindur se do të fitonte më shumë para tek ndonjëra nga këto skuadra se sa te Interi.

Neroazzurët i kanë ofruar kontratë të re pesë vjeçare me shtatë milionë euro në sezon, shumë që është më e vogël se sa i është ofruar nga klubet tjera.

Gjithsesi Interi mund ta shes sllovakun në janar në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero në verën e vitit 2023.

Tanimë gjiganti italian ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij dhe ai është Trevoh Chalobah i Chelseat.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se Inter është gati ta marrë në huazim anglezin në janar nga Chelsea me mundësi blerje për 25 milionë euro në verën e vitit 2023.

Në rast se nuk arrihet as Chalobah, atëherë opsioni b është turku Caglar Soyoncu i Leicester Cityt. /Telegrafi/